ALSAT-M ka filluar të transmetojë në mars të vitit 2006 dhe është një stacion televiziv kombëtar që transmeton në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Programet e veta i mbështet në konceptet evropiane të informimit dhe synon të kultivojë bashkëjetesën shumë-etnike në Maqedoni. Teknologjia e përgjithshme dhe skema e programeve u përgjigjen plotësisht standardeve bashkëkohore, të domosdoshme për funksionimin e një televizioni modern, dhe që përmbushin si nevojat vendase, ashtu edhe kriteret e domosdoshme për transmetimet ndërkombëtare. Programet janë dinamike, me lajme në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me emisione politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj., të gjitha në dy gjuhë.
Trefoil.tv | Canales de Tv | Albania | Alsat-M Tv
Alsat-M Tv
4.6/5
based on 3 Votes